Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Edi Rama shuan zërat, tregon nëse Veliaj do jetë përsëri kandidat për...

Edi Rama shuan zërat, tregon nëse Veliaj do jetë përsëri kandidat për Tiranën: Do e vendosim në kohën e duhur

0
64
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbrëmjen e djeshme se socialistët ende nuk janë mbledhur për të diskutuar emrat që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit, në zgjedhjet e pranverës 2023.

I pyetur në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se vendimi për rikandidimin e kryebashkiakut aktual të Tiranës do të merret në kohën e duhur. Megjithatë, ai tha se nuk ka ndonjë arsye që Erion Veliaj të mos jetë përsëri.

Pyetje: A do të jetë Erjon Veliaj kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës?

Rama: Këtë do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të jetë.

Zjarr Tv Ad