Wednesday, April 22, 2026
Ballina Aktualitet Elektricisti vdiq duke riparuar një defekt, policia zbardh ngjarjen. Vihet në pranga...

Elektricisti vdiq duke riparuar një defekt, policia zbardh ngjarjen. Vihet në pranga personi që nuk stakoi energjinë! Nis hetimi edhe për një 31-vjeçar

0
18

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një elektricist humbi jetën duke riparuar një defekt. Sipas policisë, në pranga për këtë ngjarja ka rënë dispeçer i OSHEE-së, një 58-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

58-vjeçari dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.

Po ashtu policia thote se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Njoftimi i policise

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:

-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad