Elisa Spiropali flet për arritjen më të madhe të qeverisë Rama, në këto 8 vite…

0
734

Ministrja Elisa Spiropali, ka folur për arritjet e qeverisë, në këto 8 vite dhe sidomos në vitin e fundit, pavarësisht nga situata e vështirë, për shkak të pandemisë.

Gjithashtu, Spiropali tha se; ngritja e fondeve nga partnerët për projektin e rindërtimit, është një sukses i jashtëzakonshëm i Edi Ramës, ndërsa i tillë është edhe rritja e buxhetit për këtë vit.

“Sukses i jashtëzakonshëm është ngritja e fondeve nga partnerët. I besuan Edi Ramës dhe projektit që u paraqit aty. Rritja e buxhetit për këtë vit është më e madhja që është bërë ndonjëherë. Shëndetësia ka buxhetin më të madh. Arritëm që nga një buxhet krize ta bëjmë një buxhet mundësie, ashtu siç bëmë me rindërtimin. Kjo bëhet me një lider si Rama, nuk bëhet me çeta”, kështu është shprehur Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad