EMRAT/2 shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

0
31

Alarmohet policia italiane. Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarë, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Po sipas tyre, nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur.

Ndërkohë kontrolle të imtësishme janë duke u ushtruar nga forcat e policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve.

Të dy të burgosurit që tani janë në arrati kanë arritur të shmangin sistemin e mbikëqyrjes dhe të largohen nga objekti i burgut. Arratisja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, shkruajnë mediat italiane.

Të dy janë larguar pasi kanë sharruar hekurat e qelisë së burgut. E gjithë ngjarja ka ndodhur në kohën që po binte shi i madh. Arratisja e tyre ka bërë bujë dhe për rastin e tyre, tanimë janë vënë në dijeni autoritetet e mbarë vendit.

Adriatik Gega është arrestuar dhe burgosur në vitin 2012, nën dyshimin se i përkiste një grupi që grabiste banesat në zonë. Kurse, Ervis Markja  u arrestua në janar 2016 me akuza për konkurrencë në marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Së paku 60 agjentë janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur dy të arratisurit.

 

 

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.

Zjarr Tv Ad