Endri Shabani betohet në Kuvend, u dhuron puthje deputetëve demokratë që i dhanë firmën

0
0

Endrit Shabani është betuar ai Avokat i Popullit mes kaosit opozitar.

Pas fjalës ‘betohem’, ai ka pëshëndetur PD-në që i dha 35 firma duke i puthur me dorë.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

Zjarr Tv Ad