Erion Braçe: Shqiptarët duan përsëri Edi Ramën Kryeministër, ne do fitojmë ata do të humbin…

0
222

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar lidhur me faktin që sondazhet e nxjerrin fituese Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë, ai i referohet sondazhit të djeshëm të Euroneës, ku thotë se sipas të cilit shqiptarët duan përsëri Edi Ramën kryeministër.

Por, Braçe ka dhe një mesazh për votuesit, që ata të mos “kënaqen” nga këto sondazhe sepse zgjedhjet fitohen me votë.

“Përsëri; ne fitojmë, ata humbin të gjithë bashkë! Por kujdes; Sondazhet nuk janë zgjedhje! Zgjedhjet mbahen në qendra votimi, me fletë votimi dhe njerëz që votojnë! Fitorja bëhet me votë dhe në qendër votimi! Askund tjetër”, – shkruan Braçe.

 

Zjarr Tv Ad