Sunday, April 12, 2026
Ballina Showbiz Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, kënga “Un millione di cose da dirti”,...

Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, kënga “Un millione di cose da dirti”, kryeson listën nga votat e publikut italian

0
109

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta është ngjitur sërish në Festivalin e këngës në Sanremos në Itali.

Edhe këtë vit, këngëetari shkëlqeu me këngën “Un millione di cose da dirti”, duke marrë shumë pëlqime nga publiku italian dhe fansat e shumtë të tij. Ermal Meta është pretendent për të fituar çmimin e Sanremos.

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, janë vargjet e këngës së Ermalit në “Un millione di cose da dirti”, ku është cilësuar si një nga tekstet më poetike në “Sanremo”.

Sipas klasifikimit, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën për 26 artistët. Ermal Meta ka rrëfyer për mediet italiane, se këtë këngë e posedonte prej 3 vitesh, por sipas tij, kishte pritur momentin e duhur për ta prezantuar në Sanremo.

Zjarr Tv Ad