Është nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori i njohur Xhemil Tagani.
Xhemil Tagani, lindi në Tiranë, më 6 shkurt të vitit 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike, ka interpretuar mbi 70 role në teatër.
Interpretimet e tij, mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.
Vlen të theksohet që; aktori Xhemil Tagani, ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Pas vitit 1992, u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave.




