Është ndarë nga jeta këngëtarja e famshme…

0
21

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare, këngëtarja e njohur australiane, Helen Reddy. Helen u bë e njohur me hitin e saj “I am a woman”, që dëgjohet ende edhe sot.

“Me trishtim të thellë, njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar”, thanë në një deklaratë fëmijët Traci dhe Jordan.

Një film biografik, i është dedikuar më herët këngëtares, që tregonte ngjitjen e saj në majat e karrierës.

Këngëtarja portretizohet në këtë film, nga Tilda Cobham-Hervey. Në vitin 1973, Reddy fitoi Grammy-n e parë për këtë këngë.

Zjarr Tv Ad