Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Evangjelia Veli shpallet kampione Evrope në peshëngritje, ngre 208 kg në dygarësh!

Evangjelia Veli shpallet kampione Evrope në peshëngritje, ngre 208 kg në dygarësh!

0
119
Zjarr Televizion Adccccc

Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli, sapo është shpallur Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

Sportistja shqiptare, e cila vitin e kaluar kishte siguruar medaljen e bronztë në këtë disiplinë, tregoi që në fillim se kërkonte të bënte edhe më mirë dhe të luftonte për majën e podiumit.

Ajo realizoi të tre provat me siguri duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

Në stilin e shtytjes Veli realizoi me sukses provën e parë 108 kg, që i mundësoi të pozicionohej mirë me një avantazh të thellë në dygarësh. Prova e dytë e realizuar me sukses prej 111 kg, i dha asaj sigurinë se do të ishte në zonën e medaljeve edhe në dygarësh. Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Por realizimi i të njëjtën peshë nga Veli bëri që të siguronte medaljen e argjendtë në këtë stil dhe vendin parë e medaljen e artë edhe në dygarësh me peshën e përgjithshme 208 kg.

Zjarr Tv Ad