FATI i Belinda Ballukut mes dy godinave/ Rama mbledh qeverinë te Kryeministria, ndërsa në Kuvend prokurorët e SPAK kërkojnë “LEJE” për arrestimin!

0
0

Në një kohë që Prokuroria e Posaçme kërkon që Belinda Ballukut t’i  hiqet mandati për t’i hapur rrugë arrestimit, numri dy i qeverisë është parë të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.

Siç shihet në këto pamje, Belinda Balluku del nga makina duke folur në telefon dhe më pas futet ne kryeministri, ku kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin e Ministrave.

Ndërsa në godinën përballë, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, gjë që do i hapte rrugën masave të reja ndaj zv.kryeminstres si “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.

Zjarr Tv Ad