Tuesday, August 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Fermerët dhe blegtorët në Devoll në protestë, rreshtojnë traktorët tek Drejtoria e...

Fermerët dhe blegtorët në Devoll në protestë, rreshtojnë traktorët tek Drejtoria e Bujqësisë! Ja kërkesat që parashtrojnë

0
41
Zjarr Televizion Adccccc

Fermerët dhe blegtorët kanë protestuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Devoll.

Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë të cilët i kanë rreshtuar përballë Drejtorisë.

Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Bujqësisë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Zjarr Tv Ad