Fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, zbulohet punishtja në Shkodër

0
20

Dy persona janë proceduar penalisht pas një aksioni të policisë në Shkodër, gjatë të cilit u sekuestruan lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit me iniciale K.K., u gjetën një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Materialet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa K.K., u procedua penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërsa në banesën e A.K., u gjetën 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë.

Ai i përgatiste saçmat në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale. Shkodrani me iniciale A.K., u procedua penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“

Zjarr Tv Ad