Gjatë ditës së sotme eshte bërë nga ana e policisë nje sekuestrim i reth 1.5 milone eurove te nje ish punonjësi të ALUIZINI në tiranë.
Eshtë mësuar nga burime policore edhe emri i personit të cilit i janë sekuestruar shuma e madhe e parve është Ferdinand Shehu ish-drejtori i ALUIZNI në Tiranë. Ai ka reaguar pas njoftimit të bërë publik nga policia.
Në një prononcim telefonik për RTV ORA, ish drejtori i ALUIZNI-t Ferdinand Shehu i quan të pavërteta deklarimet e policisë se shuma prej 1. 5 milionë euro është përfituar nga burime të paligjshme.
“1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli ” është shprehur ai në një prononcim për median.
Sipas policisë, nëpërmjet një banke private, Shehu kishte tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”.
Vetë Shehu i cili ndodhet në Itali në prononcimin telefonik për RTV Ora e quajti transaksion që po kryhej në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.
“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime.Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”
Ja edhe njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare.
Këto llagari janë të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.




