Ndonëse karrierën po e zhvillon jashtë Kosovës, lidhja e saj me vendin e lindjes është e pashkëputshme.
Kur ajo ishte e vogël, familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, u zhvendosën në Londër. Atje Rita mori hapat e parë në muzikë, e tani po lë gjurmë në showbizin ndërkombëtar.
Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi e rrallë e artistes së mirënjohur, kur ishte e vogël. Kjo fotografi ishte realizuar në fund të viteve të ’90-ta. Duket që artistja ka ruajtur ato tipare të cilat e karakterizojnë edhe tash.





