Furtunë në Vlorë, Rama kërkon shkarkime masive në bashki!

0
16

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

Gjatë takimit, Rama shprehu pakënaqësi të theksuara për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Burimet bëjnë me dije se Rama ka kërkuar drejtorëve të bashkisë të paraqesin dorëheqjen, së bashku me disa drejtorë rajonalë.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka qenë veçanërisht i ashpër me kryetarin e bashkisë, duke ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet. Kryeministri ka theksuar se situata është e papranueshme dhe ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga drejtuesit vendorë.

Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.

Vizita e papritur dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore në administratën lokale vijnë në një moment ku problemet me ujin e pijshëm në kulmin e sezonit turistik kanë shkaktuar shumë pakënaqësi.

Zjarr Tv Ad