Garë e fortë për kryeprokuror, KLP skualifikon 1 nga 4 kandidatët. Kriteri që ‘dogji’ Lulzim Alushajn

0
27

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  gjatë mbledhjes së sotme ka vlerësuar kandidatët, të cilët janë futur në garë dhe synojnë të marrin drejtimin e postit të kryeprokurorit të vendit.

Ky institucion, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm vendosi t’u japë të drejtën tre kandidatëve si Arta Marku, Olsian Çela dhe Fationa Memçaj për të vijuar garën, ndërsa kandidati i katërt, Lulzim Alushaj ka ngecur  tek vitet e punës, pasi sipas ligjit, kandidati duhet të ketë ushtruar të paktën 15 vite punë  si jurist i spikatur.

Kandidati Alushaj nuk plotëson këtë kriter dhe si pasojë, ai nuk mund të ushtrojë të drejtën e garës.

Zjarr Tv Ad