Gazetarët e Fierit “dekorojnë” Ilir Prodën, Armir Shurti: Akt i pështirë!

0
175

Nga Armir Shkurti

Lei Feni nuk vdes kurrë!

Kur lexova sihariqin nga Fieri, mu mbushën sytë me lot!

Këto ditë zjarresh vetvetiu më erdhi ndërmend një figurë e ngjashme shqiptare. Isuf Emin Plloçi. Ky i gjori thuhet se u dogj duke shpëtuar pyllin nga zjarri. Por kur ndjeu se do vdiste, gëlltiti teserën e partisë për ta shpëtuar nga djegia! ( kështu thonë librat)

Pastaj kemi Shkurte Pal Vatën që e zuri dheu në aksion. Pastaj Pjetër Llesh Dodën, Deda i famshëm i filmit “Rrugë të bardha”. Këto viktima i përdori diktatura për propagandë, duke i kthyer në heronj. Heronj të leifenizmit. Njerëz që s’e kanë për gjë vdekjen për partinë.

Me naivitet kujtova se vdiq Lei Feni bashkë me leifenizmin pas ’90 -ës. Por tash jam i bindur se s’ka për të vdekur kurrë!

Si mund tu them “kolegë” unë këtyre që i japin “çertifikatë mirënjohje” drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit me motivin se ai ka vepruar normalisht?! Është anormale që policia të mos ketë transparencë dhe të mos bashkëpunojë me mediat. Jo e kundërta.

Ky akt i pështirë më tregon së pari nivelin e ulët moral dhe profesional të këtij grupimi të quajtur “shoqatë gazetarësh”.

Së dyti, më le shumë të dyshoj në pavarësinë e tyre. Ky raport i zhdrejtë me një institucion shtetëror ( në rastin konkret me eprorin ) dhe kjo dozë servilizmi, janë tregues të vartësisë politike dhe manifestimit hapur të këtij pozicioni.

Zjarr Tv Ad