Sipas tij, Shqipëria e garantoi edhe këtë vit brand-in e saj europian. Më tej ai shton se; çmimi për kilogramë ka thyer rekord, nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
“A kemi zgjedhje përpara apo jo”?!- Mbyll Hoxha shkrimin.
Mirëmëngjes Shqipëri… Me kasketë të vjetër, në kan*abisin e ri.. Në pyjet me ka*nabis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
A kemi zgjedhje përpara apo jo?! Foto: North Albania 2 tetor 2020… Shkruan Hoxha.




