Gazetari ia thotë troç ambasadorit Soreca: Jo vetëm që na e keni mbyllur derën e shtëpisë europiane, por na shikoni edhe nga syri magjik

0
32

Ambasadori Luigi Soreca, ditën e djeshme, ka zhvilluar një takim me disa gazetarë në vendin tonë.

I ftuar në këtë takim ishte edhe gazetari Tonin Frroku, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se i tha ambasadorit Soreca se “BE, jo vetëm që na ka mbyllur derën e shtëpisë europian, por na shikon edhe nga syri magjik i kësaj dere”.

Frroku thotë se i kërkoi Soreca-s që “ta hapë atë derë”, teksa shton se ambasadori i dha të drejtë për shumë gjëra, megjithëse të paktën deri vitin tjetër Shqipëria nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Zjarr Tv Ad