Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Gent Sejko emërohet në një tjetër post të rëndësishëm në Bankën e...

Gent Sejko emërohet në një tjetër post të rëndësishëm në Bankën e Shqipërisë

0
334
Zjarr Televizion Adccccc

Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko ka marrë një tjetër post të rëndësishëm. Së fundmi Sejko është emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të njëjtin post Sejko e ka mbajtur edhe gjatë vitit 2021 por në fillim të këtij viti ka skaduar mandati i tij. Kjo ka bërë që të votohet sërish në Kuvend gjatë ditë së sotme për ta konfirmuar në të njëjtin post.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje. Pesë anëtarë propozohen nga vetë Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.

Zjarr Tv Ad