Gjendet një trup i pajetë në qytetin e Korçës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Desmirë.
Viktima është i moshës 25 vjeç, i quajtur Edison Shembitraku.
Dyshimet e para janë se 25-vjeçari mund të ketë vrarë veten.
“Më datë 03.03.2020, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në fshatin Desmirë, Njësia Administrative Gorë, në afërsi të banesës së tij, dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri shtetasi E. Sh., 25 vjeç” njofton policia
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e ngjarjes.




