Aktivistja Brizida Gjikondi shprehu se klasa politike në Shqipëri ka marrë masa që të çimentohet. Gjikondi tha se thellë thellë ata nuk e duan shkallmimin e Berishës sepse bëhen të gjithë të cenueshëm. Aktivistja u shpreh se edhe Rama po politikanë të tjerë mbajnë enturazhin e ish-kryeministrit Berisha.
“Politika shqiptare i ka bërë ditët e veta. Klasa politike ka kapur edhe ekonominë, edhe legjislativin, ka kapur të gjitha pushtet. Ka marrë masa që të çimentohet. Nëse shkallmohet pjesa e Berishës, kam përshtypje që gjithë klasa politike sado bëjnë sikur duan ta shkallmojnë, thellë thellë nuk duan t’u iki sepse bëhen të gjithë gjithë të cenueshëm.
Pasi janë pjesë e të njëjtës epokë apo formature, ndonëse njëri më pak, tjetri më shumë. Përfshi kryeministri aktual dhe shumë politikanë të tjerë mbajnë nëse jo direkt Berishën, enturazhin e tij. Me prova ne e dimë që e kanë mbajtur. Mban një standard të ulët politik dhe u thua shqiptarëve shiko se ka më keq. Shumë dosje dhe bëma të kësaj politike nuk janë hapur me dashje nga SPAK-u. S’ka nevojë të na i thotë Amerika”, tha Gjikondi.




