Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

0
1

Prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit.

Trupa gjykuese mësohet se është tërhequr për të marrë vendim për ish-deputetin e PD-së, të dënuar me 1 vit burg.

Gjithashtu shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë dhënë raport pozitiv për Ervin Salianjin.

Pritet vendimi i togave të zeza të Gjykatës së Fierit nëse Salianji do të lirohet apo jo nga qelia.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Zjarr Tv Ad