Një muaj nga nisja e operacionit forca e ligjit në kuadër të paketës anti-KCK gjykata ka vendosur sekuestrimin e një serë pasurive kriminale. Të dyshuara se janë përfituar nga krimi gjykata miratoi sekuestron për automjete, banesa, resorte, dhe karburant. Këto pasuri që sekuestrohen dhe konfiskohen sipas ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj do i vihen në dispozicion policisë.
Një muaj nga nisja e zbatimit të paketës anti-kçk, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar disa prej kërkesave të agjentëve të operacionit Forca e Ligjit.
Pas plotësimit të formularëve, dhe hetimeve të SPAK për 15 ditë, gjykata ka miratuar sekuestrimin e 9 mjeteve motorike, 9 sipërfaqe toke, 10 godinave të cilat shërbenin për banesa, resort dhe karburant.
Pasuritë e sekuestruara i përkasin disa prej emrave më të njohur për policinë dhe drejtësinë. Në sitën e OFL, pasuritë e të cilëve u sekuestruan, janë Lulzim Berisha në durrës, Saimir Taullau në Lushnjë, vëllezërit Hajri në Shijakt dhe Doçaj në Shkodër.
Një muaj pas nisjes së aksionit ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, nga ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë deklaroi se asetet që do të sekuestrohen e konfiskohen do i vihen në dispozicion organizatës policore
Lleshaj: Një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të sekuestrohen e konfiskohen për shkak të thellimit të luftës kundër krimit të organizuar, t’i vërë në dispozicion të vetë Policisë së Shtetit për të rritur kapacitetet për modernizimin e saj, por dhe për motivimin e personelit. Dhe kjo gjë do të ndodhë.
Deklarata e ministrit Lleshaj u dha gjatë ceremonisë për dhurimin e 7 automjeteve nga ambasada gjermane për repartin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Ndërkohë nga ana e operacionit Forca e ligjit janë dërguar 51 formularë personave të dënuar, të cilët duhet të justifikonin burimin e pasurisë.
Këtë të premte agjentët e OFL dërguan dy formularë në qytetin e Beratit. Dy vëllezërit Ervis dhe Leonat Gavelli duhet të dorëzojnë në polici të dhënat e kërkuara brenda 48 orëve, pasi sipas policisë rezultojnë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
SEKUESTRIMET PËR OFL
– 9 mjete motorike
– 9 sipërfaqe toke
– 10 godina (banesa)
– 51 formularë dërguar




