Avokati Altin Goxhaj ka komentuar marrëveshjen që u arrit në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e vetë presidentit Trump.
Goxhaj tha se Kosova e kishte të domosdoshme që të arrintë një marrëveshje me Kosovën, për shkak se duhet të ndalte në mënyrë të menjëhershme fushatën e ç’njohjeve, që ështe sponsorizuar nga ana e Beogradit zyrtar.
Sipas Bashës pikat më të dobëta të marrëveshjes janë ato për minishengenin, si dhe fakti që Kosovës i ndalohet lobimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Goxhaj tha se nuk ka asnjë shans që Serbia të ketë pjesë në portin e Durrësit, dhe sipas tij ndërtimi i hekurudhës me investimin dhe të amerikanëve, do të sillte përfitim ekonomik për vendin tonë.
Sipas Goxhajt pika më shqetësuese është ajo e Minishengenit, që është me ndikim tërësisht sorosian.
“Lulzim Basha nuk merret më parasysh në Amerikë, pasi i është vënë viza që në kohën kur deklarohej kundër Trumpit. Kërkesat e Kosovës para kësaj marrëveshje ishin listë dëshirash, nuk ka asnjë president në Serbi që mund ta firmosë një marrëveshje të tillë, njësoj si dhe kërkesat e Serbisë. Janë gjëra që nuk plotësoheshin dot nga asnjëra palë.
Ndalimi i fushatës së ç’njohjes së Kosovës ishte një emergjencë, dhe kjo nuk mund të realizohej pa arritur një marrëveshje.
Pika e parë e marrëveshjes, është ajo për daljen në detin Adriatik. Dalja në Adriatik është një mashtrim, kjo rrugë ka një fund në Shqipëri, dhe sjell përfitim ekonomik, me influenca amerikane, nuk është dalje në Adriatik, ishte një fake news për të prodhuar sulm ndaj Trumpit.
Pika që më ka shqetësuar më së shumti është ajo e Minishengenit, kjo nuk është një kërkesë amerikane, është një prezencë serbe, që nuk mund të mohohet dot nga SHBA-të sa kohë që është pranuar dhe iniciuar dhe nga Shqipëria. Minishengeni heq mundësinë që ti të vendosësh kufizime. Në rast se në këtë Minishengen hyn amerika, atëherë nuk ka më vend për Aleks Sorosin.
Pika e tretë është ajo për liqenin e Ujmanit, unë dua të falenderoj publikisht zotin Haradinaj, që arriti të izolonte planin për të penguar që Ujmani të ishte një pronë e përbashkët.
Një nga pikat problematike që është në këtë marrëveshje, është se Kosovës i mohohet për një vit e drejta për të kërkuar njohje të reja, dhe për tu bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Njohja e Izraelit i ka dhënë një spunto shumë të madhe Kosovës, që do të jetë i pari shtet me shumicë myslimane që do të ketë ambasadë në Jeruzalem. Kjo do të pasohet me ndalimin e fushatës së Serbisë për çnjohje, Serbia nuk kishte nevojë sa Kosova për këtë marrëveshje”, u shpreh mes të tjerave Goxhaj .




