Është grabitur Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.
Persona të paidentifikuar hynë brenda kishës, në lagjen nr.3, gjatë natës dhe grabitën arkën ku hidhnin paratë besimtarët.
Autorët morën një shumë parash.
“Më datë 03.06.2019, gjatë natës, në lagjen nr.3 Durrës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve,”-raporton policia.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.




