Mediat greke, shkruajne se behet fjale per biznesmenin N. M., emer shume i fuqishem nder biznesmenet ne kete vend, me ekskluzivitet ne markat e pijeve qe sjelle nga jashte, por edhe si furnizues i anijeve. Ai eshte gjithashtu edhe president i një klubi në Pire. Autoritetet e policisë po shqyrtojnë të gjitha mundësitë e rrembimit, qe nga biznesi tek konfliktet qe mund te kete pasur. Sipas deshmive, ai është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volkswagen’.



