Si në çdo vend të botës edhe në Greqi, prej disa ditësh situata paraqitet shqetësuese, sa i përket pandemisë së korona*virusit.
Mediat greke, gjatë ditës së sotme qytetarët në Larisa, i janë nënshtruar testit të shpejtë dhe falas, për të zbuluar kështu rastet si dhe për të bërë të mundur, parandalimin e përhapjes së korona*virusit edhe më tej.
Ekipet Shëndetëore (KOMY), kanë kryer teste të shpejta të antigjenit, në Larisa dhe Xanthi. Ata kanë testuar të gjithë qytetarët, nëpër makina dhe ata që ndodheshin në rrugë.
Nënkryetarja e Bashkisë së Mbrojtjes Civile, përgjegjës për korona*virusin, Vana Kliapi u shpreh se; të enjten 19 nëntor nga 10.00 në 15.00, në zonën ku zhvillohet tregu publik, përballë kishës së Agios Georgios në Nisë, do të testohen sa më shumë qytetarë.
Kujtojmë që në Shqipëri, testet e shpejta do të vinë për rreth 8-10 javë, këte e deklaroi drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.




