Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Grupi i Alibeajt njoftoi dështimin e negociatave për bashkimin e PD-së, zbulohet...

Grupi i Alibeajt njoftoi dështimin e negociatave për bashkimin e PD-së, zbulohet lëvizja e Sali Berishës

0
137

Sot grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi dështimin e negociatave me Sali Berishën, me qëllim bashkimin e Partisë Demokratike. Por menjëherë pas kësaj, Sali Berisha njoftoi mbledhjen e Kryetarëve të degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të PD takimi do të zhvillohet në orën 19:00 dhe fjala e kreut te PD do te jete e hapur per mediat.

Kujtojmë qe sot në një reagim për mediat, grupi Parlamentar i PD-së, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, thekson se te pala tjetër prevaloi interesi i njëanshëm dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit.

Po ashtu grupi i Alibeajt ka kërkuar që të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Zjarr Tv Ad