Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për Armando Koçerrin, pjesë e grupit “Habilaj”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Koçerri përfiton ulje të dënimit dhe do të qëndrojë 10 vite pas hekurave nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë.
Vendimi nga Gjykata për Krime të Rënda do të jepet në 7 nëntor.
Kocerri akuzohet për “Trafikim të narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.




