Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, ka komentuar manipulimin e bërë nga mazhoranca në zgjedhjet e 11 majit dhe rolin e medias.
Ai është ndalur në disa artikuj nga gazetarë të huaj, të cilët janë gjithmonë në krah të mazhorancës e që komentojnë situatën në Shqipëri si një formë dezinformimi organizuar nga Rama.
Armir Shkurti: Në qoftë se një media boton një lajm. Është përgjegjësia e saj. Nëse aty thuhet, Syri, gjithçka që është brenda është përgjegjësi e Syrit.
Flavio Qarri: Edhe nëse citohet burimi
Armir shkurti: Natyrisht…Ne qoftë se është opinion, ose thuhet editorial dhe është politika e Syrit, ose çdo opinion duhet të ketë emrin dhe mbiemrin të identifikueshëm. Pra Armir Shkurtri. Nëse nuk njihet ky, shkruhet, punonjës pranë kësaj, ect… Helene Brat, nuk hyn tek informacioni, është një operacion manipulimi. Dhe Edi Rama kur bëri dje atë takimin, festën e fitores, tha me perëndimin e deillit fillon puna për fushatën tjetër. Në presim fushatë për disa bashki. Pra presim zgjedhje këtu. Ata kanë filluar punën. Po si është këtu puna. Ai tha ne kemi marrë votat tona., ata kanë marrë pak. Dhe kanë marrë ata pak, do të thotë bjeri goditi dhe shkatërroi. Ky është një operacion dezinformimi. Më vjen keq për zotin Braçe se është edhe kryetar i një komisioni të tillë që na mbron nga influenca ruse. Kjo Helena pashë që kishte punuar edhe për llogari të portaleve greke. Pra unë nuk jam i sigurte nga ka ardhur. Kam përshtypjen se mund te ketë ardhur edhe nga ca që buzëqeshin në televizion nga brenda PD. Se ka nga këto figura që janë më parimorë se Berisha, më të dashur me Berishën se Berisha, por janë këta që i nxisin këto gjera. E ndjeva këto si frymë. Me erdhi pak era e lobeve të pista në Amerikë dhe më erdhi për të qeshur pastaj kur kishin përmendur, “tha një deputet i PD-së”. dhe pastaj kishin përmendur edhe nja dy emra analistësh periferikë. Shkrimi ishte armë. Siç u përdor armë gënjeshtra me pasaportën evropiane. Them është gënjeshtër pasi ne të paktën në emisionin ku punoj kemi shkruar dhe i kemi kërkuar delegacionit të BE-së për një muaj e ca, të dhanë për: 1: A është e vërtetë që në qoftë se fiton vetëm Edi Rama merret pasaporta. 2: A është e sigurte që në 2027 mbyllen negociatat neve hyjmë, sepse ai thotë brenda këtij mandati. Pra kemi bërë disa pyetje dhe delegacioni evropian nuk na është përgjigjur që do të thotë në këto kushte është informacion i paverifikuar dhe është manipulim. Që tek thelbi i fushatës. Pastaj ka qenë goditjet me bufa e me këneta. Dhe përpunimi i opinionit publik me histori të tilla në media.
Habitati ynë i medias është degjeneruar. Por po them po arrin në pikën që po përdoret si llastiqet që gjuanin kalamajtë për zogjtë. Kthyer media në një letër higjienike, mua më terrorizon sepse jemi pjesë e kësaj.
Në Shqipëri është historia me treditëshin. E zë balta baltën në Shqipëri. Dhe është harruar edhe Griselda. Dhe me u shpjegu njerëzve Griseldën do pak kohë. Por ke 21 Janarin kur Sorosi i çonte email Hillari Klintonit që në Shqipëri po ndodh kjo e kjo, Duke bërë Berishën një “katran të zi” dhe opozitën e mjerë të Ramës që po e sulmonin, po shkatërronin. Operacioni me ndërkombëtarë, Kjo duket e njëjta teknike. I njëjti sekt dhe shejtanllëk që punon me te njëjtat mjete të shkatërrimit të ndërgjegjes nëpërmjet informacionit…




