Haradinaj u përgjigjet thirrjeve të Vuçiçit për të ndërhyrë me ushtri në veri, operacioni nuk është kundër popullatës serbe

0
16

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë reagoi ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të ndërhyrë me ushtri në veriun e Kosovës pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës atje, raporton “Zëri.info”.

Ai tha se deklaratat e tilla janë të padrejta dhe se aksioni i sotëm ishte kundër individëve që kanë shkelur ligjin dhe jo ndaj popullatës serbe.

“Është i padrejtë si reagim sepse luftimi i krimit është e drejtë e jona dhe është e pakuptimtë që Serbia të vihet në mbrojtje të krimit. Nuk ka nevojë për këso retorike nga Serbia dhe nga askush, zbatimi i ligjt ëshë vlerë evropiane, Serbia synon të hyjë në BE prandaj duhet ta luftojë krimin dhe jo ta mbrojë”, ka thënë Haradinaj.

Ai komentoi edhe plagosjen e një rusi në këtë pjesë të veriut.

Tutje mohoi mundësinë se edhe 20 vite pas luftës zbatimi i ligjit në komunat me shumicë serbe është sfidë për shtetin e Kosovës.

“Ne e respektojmë imunitetin e përfaqësuseëve të organizatave ndërkombëtare por nëse njëri nga ta rrezikon sigurinë e vendit ne zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare. Nuk dua ta lidh me agjendën e Rusisë sepse dihet agjenda e Rusisë për destabilizim. Nuk ka sfidë për zbatimin e ligjit në Kosovë nuk ka vend ku nuk zbatohet ligji në Kosovë. Krimi nuk do të fitojë ju e patë edhe sot tentativat për ta ndalur policinë por nuk funskionuan”, ka theksuar ai.

 

Zjarr Tv Ad