Haradinaj uron qytetarët për Pashkët ortodokse

0
34

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e vendit me rastin e festës së Pashkëve Ortodoksë, transmeton “Zëri.info”. 

Me këtë rast kryeministri ka shkruar që kjo festë e ringjalljes klujton anën e së mirës dhe të drejtës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët.

Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Me shëndet Pashkët ortodokse!

 

Zjarr Tv Ad