Henri Çili mohon 5 akuzat: S’kam takuar asnjë gjykatës, çështja ime nuk është politike

0
79

Botuesi dhe gazetari Henri Çili ka mohuar 5 akuzat e ngritura nga prokuroria. Në një  komunikim për mediat, Çili tha se nuk ka takuar asnjë gjykatës  për të ndikuar në vendime gjyqësore.

Ai tha po ashtu se çshtja e tij nuk është politike, por lidhet me cilësinë skandaloze të drejtësisë.

Akuza 1-Mashtrim

Në kuadër të veprimtarisë time si ortak mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë arsye dhe për asnjë çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personit të kontaktuar, të afërm në procese gjyqësore për shkallën e tretë janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar në një kontratë shërbimesh në një moment të dytë, shërbime juridike në funksion të gjësë bazë që ka një studio ligjore, mbrojtja ligjore, për klientë të ndryshëm për çështje në shkallën e tretë.

Akzua 2- Falsifikim

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar. As kam nënshkruar dhe as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë akti për të falsifikuar një dokument të pretenduar nga prokuroria.

Akuza 3-Fshehja e të ardhurave

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Sepse në të dy çështjet që dyshohet se kam kryer shkelje ligjore për një arsye të thjeshtë sepse nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për arsyen e thjeshtë se në të dy rastet kemi qenë në fazën e negocimit.

vijon

Zjarr Tv Ad