I dënuar për mbajtje armësh, municionesh e kanosje, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

0
15

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Shtetasi F.A ishte ishte e shpallur në kërkim, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për mbatje pa leje të armës dhe municionit, kanosje dhe plagosje.

‘’Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” u bë ndalimi i shtetasit  F.A., 47 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad