Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet “I kam thënë, do vijë një ditë që ti do jesh presidente”,...

“I kam thënë, do vijë një ditë që ti do jesh presidente”, Nora Malaj zbulon parandjenjën e saj lidhur me Nikollën

0
931

Pedagogia Nora Malaj ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua” nga Rovena Dilo në Fax News ku ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale të nisur që nga mësimdhënia e deri në disa prej posteve më te larta politike.

Ndër të tjera, teksa foli për momente të ndryshme gjatë karrierës së saj, ajo veçoi edhe periudhën kur kishte ushtruar funksionin e zëvendësministres së Arsimit. Malaj zbuloi se i kishte thënë Lindita Nikollës, ministre asokohe, se kjo e fundit mund ë ishte presidente në të ardhmen.

Nora Malaj: Për hir të së vërtetës, unë kam qenë zëvendësministre në të dy qeveritë, edhe në kohën e Berishës edhe në kohën e Ramës. Në të dyja qeveritë kam punuar dhe me zotin Tafaj që ishte një ministër shumë i kujdesshëm edhe me Nikollën të cilës i kam thënë se do të vinte një moment që do të bëhet presidente e republikës. Dhe kam parandjenjën se ndoshta do të shkojmë se drejt asaj rruge sepse shkallët e karrierës po i ngjit në mënyrë shumë dinjitoze.

Zjarr Tv Ad