Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet “I them Lulit mos hyr te shifrat se je Zot na ruaj”,...

“I them Lulit mos hyr te shifrat se je Zot na ruaj”, Balla për taksën e qarkullimit: Kemi qenë bashkë kur e kemi votuar

0
32

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në seancën plenare të kuvendit lidhur me taksën e qarkullimit, për të cilën tha se ishte votuar gjatë kohës së PD dhe se edhe ish-ministri Bode, e kishte përcaktuar si të vetmen mënyrë për të mbledhur taksën e karburantit.

Më tej, Balla kërkoi që kryetari i PD, Lulzim Basha mos të merret me shifrat pasi sipas tij, nuk është shumë i zoti në atë pjesë.

“Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qakullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy së bashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je Zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë,” u shpreh Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad