Mungon vetëm zyrtarizimi, por skuadra e re e Mauro Icardit do të jetë Paris Saint Germain.
Sulmuesi argjentinas është kapur mat, teksa ka udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Malpensa drejt kryeqytetit francez, me të cilët do të firmosë një kontratë 1 vjeçare në formulën e huazimit pa të drejtë blerje.
Megjithatë, kjo është hedhur poshtë nga mediat italiane, “Sky Sport Italia” dhe “Gazzetta dello Sport”, e cila sugjeron se shifra për blerjen e Icardit varion nga 70-75 milionë euro.
Gjithashtu, Icardi ka pranuar të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2022 në mënyrë që zikaltërit të kenë mundësi për të përfituar sado pak nga shitja e tij. Icardi shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Edinson Cavanin, i cili është futur në sezonin e tij të fundit në kontratë me kampionët e Ligue 1.




