IKMT shemb sot objektin 6-katësh në Astir

0
118

IKMT do të vijojë edhe ditën e sotme aksionin në zonën e Astirit, në Tiranë, për të shembur të tjera ndërtesa, që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Në një njoftim në “Facebook”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se pasditen e sotme, në orën 15:30, do të shembet me shpërthim të kontrolluar një objekt 6-katësh. Përreth ndërtesë janë hapur 250 vrima, ndërsa do të përdoret edhe 10 kg lëndë plasëse.

Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera, ku fatmirësisht aksioni ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë.

Zjarr Tv Ad