Presidenti Ilir Meta, ka takuar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, e cila disa ditë më parë doli nga izolimi, pasi fitoi betejën me korona*virusin. Meta nuk i kurseu batutat duke i thënë: “Qenke shumë mirë, si kokrra e mollës”.
Meta ka mbërritur në Shkodër, për të marrë pjesë në nderimin e Luftës së Koplikut “100 vjet që u ndal coptimi”. Aktiviteti po zhvillohet në Malësinë e Madhe, ku është e pranishme edhe Voltana Ademi.
Ndërkohë, “Lufta e Koplikut” do nderohet nga Presidenti Meta, pasi është një aktivtet që zhvillohet nga shoqata “Kënga Jonë”.
Ky aktivitet duket si një organizim i opozitës së Bashkuar, duke qenë se ka vetëm përfaqësues të PD-së dhe LSI-së, pasi mungojnë përfaqësues të majtë, si dhe kryetari i bashkisë Malësi e Madhe.




