Sunday, April 26, 2026
Ballina Aktualitet IMT mbërrin te “5 Maji” për të shembur banesat, banorët përplasen fizikisht...

IMT mbërrin te “5 Maji” për të shembur banesat, banorët përplasen fizikisht me policinë

0
60

Mëngjesin e sotëm ka nisur sërish aksioni për shembjen e banesave që kanë mbetur ende në zonën e “5 Majit”.

Prej kohësh, banorët atje kundërshtojnë prishjen e shtëpive edhe pse rreth dy javë më parë u shembën nga IMT banesat e para dhe u hasën me kundërshtime dhe përplasje të shumta nga qytetarët.

Banorëve të “5 Majit” në njësinë numër 4 dhe 8 do tu shemben sot banesat. Gratë e “5 Majit” janë kapur dorë përdore dhe kanë thurur një kordon për mos lejuar policinë të kalojë, ku ka pasur edhe përplasje të fortë mes tyre, ndërsa burrat kanë hipur në tarracat e banesave që janë në projekt për tu shembur.

Kujtojmë që Bashkia e Tiranës më parë ka sqaruar se pjesa e banorëve që preken nga projekti i lagjes së re po nënshkruajnë kontratat me Bashkinë e Tiranës. VKM e miratuar në shtator 2021, thotë shprehimisht se këta banorë kompensohen 100% me shtëpi në pallatet e reja, me të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë të banesës që zotërojnë aktualisht.

Zjarr Tv Ad