Inceneratori i Tiranës, PD: A kishte shtetase ruse qe firmoste në emër të guaskës gjyshe? Për 3 vite u paguan 45 mln euro nga paratë e shqiptarëve

0
94

Partia Demokratike i ka bërë disa pyetje publike qeverisë “Rama” sa i takon çështjes së inceneratorit të Tiranës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Jamarbër Malltezi pohoi se pse qytetarët paguajnë prej 3 vitesh 29 euro për një ton mbetje për inceneratorin e Tiranës, kur ai nuk ishte vënë nën funksion.

DEKLARATA E PD
Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori! Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë? Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”
Ja disa pyetje të thjeshta:

1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?

2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?

3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?
4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?

5.  A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.

6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?

Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësine e Soros.

Zjarr Tv Ad