Incidenti në Parlament/ Reagon ambasadorja Yuri Kim

0
87

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm në Parlament, ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu nga foltorja deputetin e PD Enkelejd Alibeaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kim thotë se situata të tilla i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.

“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria – ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, deklaron ambasadorja e SHBA.

Zjarr Tv Ad