Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka rezultuar pozitive. Ky lajm, është bërë i ditur nga vetë Ministrja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ministrja Kushi shkruan se; aktualisht është karantinuar dhe po vijon punën nga shtëpia. Gjithashtu, Ministrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
“Të dashur miq, pas testimit, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e infeksionit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Evis Kushi.




