Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Ismail dhe Helena Kadare rikthehen për të jetuar në Shqipëri, shkrimtarja rrëfen...

Ismail dhe Helena Kadare rikthehen për të jetuar në Shqipëri, shkrimtarja rrëfen të thënat dhe të pathënat e çiftit

0
375

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ka qenë e ftuar nderi në qytetin e Durrësit në një mbrëmje kushtuar letërsisë dhe turizmit.

Në një bashkëbisedim me shkrimtarin Bashkim Hoxha dhe publikun në sallën e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, autorja dhe përkthyesja Helena Kadare rrëfeu për jetën e çiftit në Paris.

Ajo tregoi edhe se çifti i shkrimtarëve ka zgjedhur që të jetojë përfundimisht në Shqipëri, teksa shtoi se tashmë po e ndajnë jetën mes Durrësit dhe Tiranës, ku qytetin bregdetar e kanë zgjedhur për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Zjarr Tv Ad