Tashmë nuk ka shqiptar që nuk e vë re se sa e rëndë ështe kriza. Të gjithë kanë vetëm një pyetje: A po shkon vendi drejt përplasjes civile? Pyetje që I drejtohet çdo politikani nga çdo gazetar apo pseudogazetar, nga çdo analist apo pseudoanalist, nga çdo intelektual apo pseudointelektual dhe më e rëndësishmja nga çdo qytetar I thjeshtë I këtij vendi që në fund të ditës do ti çojë kalamajve bukën në shtëpi dhe numeron qindarkat për të paguar faturat e kripura. A po shkojmë drejt përplasjes? A duhet të ketë përsëri përplasje ky popull I vuajtur ndër dekada të pafundme. Mendoj se seicili mund të arrijë vetë në konkluzion pasi ti japë përgjigje një pyetjeje të thjeshtë: A duhet të rroknin armët Shqiptarët në 1945 – ën nëse do e dinin se çfarë do u ndodhte në 45 vitet në vazhdim?! Nëse do e dinin se ç’theqafje diktature po gatuhej, a duhet të rroknin armët? Apo si derrat në thertore të shkonin me blegërima të mekura? A në mos skllevër të thirreshin pa kurrfarë droje siç shpesh u vetthirrën? Përgjigjuni! Jepini përgjigje kësaj pyetjeje dhe gjithçka bëhet e qartë si drita e diellit. Rezultatin e një sistemi me votime e pa zgjedhje e dime! E kemi provuar! Nuk kemi pse e eksperimentojmë për së dyti! I zoti I shtëpisë të na sigurojë ZGJEDHJE! Prandaj është zot shtëpie që të mbajë përgjegjësi për punët e shtëpisë! Zgjedhjet na I garanton kushtetuta, I zoti I shtëpisë ti realizojë ose të hapë krahun! Së dyti NDËRKOMBËTARËT! Që tash 100 vjet vazhdon e njëjta histori: sharës ndërvedi e lëpirës të ndërkombëtarëve rregullisht. Të Evropës, Amerikës, e deri te Lenini! Shqiptarë pa fund ndër radha të gjata kush e kush të shajë më shumë vëllane e motrën e ti lëpihet deri në neveri të huajit! Një kujtesë modeste shokut tim të shkollës Edit: O Edo, ke lexuar aq shumë sa të dish që në 100 vjetet e fundit, nuk ka ngelë në kujtesën historike asnjë politikan që u kacavar pas zheleve të ndërkombetarëve… I vetmi që gjallon ma fort se të gjallët ështe Fishta I madh me vargjet lapidare: Moj Europë moj kurva e motit! E bash si të mos e dish, tani në emër të tyre po I dënon edhe familjarisht me mosmarrje vizash. Per krye tënd të tillë marri e të tillë hajgare nuk e kam pritur prej teje. Së treti por jo më pak e rëndësishme! Dëgjojmë shpesh një mut janë të dyja palët! Merr një mut e ndaje përgjysëm! Një mut janë e një erë kanë e të tjera shprehje punë muti! Për një moment po bie dakort me të gjithe e po them po! Ashtu është! Poooor miq e dashamirës që mjaftoheni e doni të rrini nën një mut, më duhet t’ju them se: prandaj ekziston procesi I dhjerjes, që të ikë një mut e ti lirojë rrugë mutit tjetër. E se kur duhet të ndodhe ky proces – e përcakton dhimbja e barkut. Se ç’mut do vijë apo do riciklohet, I tharë nga koha në pushtet, më I mire a më I keq, këtë se them dot se fat muti kemi. Por një gjë e di me siguri: ky vend duhet të dhjesë se është palosur më dysh nga dhimbja!

Nga Ismet Drishti

 

Zjarr Tv Ad