Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet Iu arratis policisë me makinë, pas disa minutash ndjekje arrestohet shoferi...

Iu arratis policisë me makinë, pas disa minutash ndjekje arrestohet shoferi me BENZ që rrezikoi të shtypte efektivin

0
274

Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Mësohet se policia ka arritur ta kapë drejtuesin e mjetit pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes.

Operacioni u zhvillua nga policia te “Varr i Bamit”, në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Ende nuk dihet identiteti i personi të shpallur në kërkim që bëri që polcia të dështonte me operacionin e organizuar ndaj tij dhe tu ‘sulej’ gazetarëve që po filmonin, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Zjarr Tv Ad