Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Izrael falenderon Shqipërinë për mbështetjen dhe nuk heq dorë, bën paralajmërimin e...

Izrael falenderon Shqipërinë për mbështetjen dhe nuk heq dorë, bën paralajmërimin e fortë: Nuk ka marrë fund, do të godasim fort Hamasin dhe organizatat terroriste

0
139
Zjarr Televizion Adccccc

Teksa lufta Izrael-Palestinë vazhdon, të shumtë kanë qenë vendet të cilët kanë bërë thirrje publike për qetësim të situatës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre është edhe Shqipëria, e cila është rënditur e dyta pas SHBA-së.

Netanyahu gjithashtu shkruan se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm dhe do të godasin fort Hamasin dhe organizatat e tjera terroriste.

Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Flamurin e Izraelit dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këtë javë të kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!’- shkruan ai në Twitter.

Deri më tani 163 persona kanë humbur jetën mes tyre 43 fëmijë. Më shumë se 150 palestinezë, përfshirë të paktën 41 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së aluar. Më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

 

Zjarr Tv Ad