Ja kush janë 4 korçarët që policia u kërkon pasurinë(EMRAT)

0
55

Katër persona të tjerë kanë rënë në rrjetën e OFL-së, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Bëhet fjalë për katër korçarët:Ilir Hamzallari, banues në Korçë, dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim;

Arshim Pilinçi dhe Orlind Pilinçi (vellezer), banues në Korçë, te dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

Marjus Lako, banues në Korçë, dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë së disa personave shtetasve.

Bëhet fjalë për I. H., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim;

A. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

O. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe

M. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad